Berat Gjimshiti gjen golin, shënon kundër Olympiacos Piraeus
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti ka gjetur golin në fanellën e Atalantas, në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Olympiacos Piraeus.
Shqiptari ka shënuar gol në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin ndaj Olympiacos.
Pas një harkimi nga këndi, Gjimshiti realizoi me kokë në portën e mysafirëve (61′).
Për të parë golin: VIDEO
Rezultati momental është 1:1
