Von der Leyen u bën thirrje për unitet liderëve të…

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen u kërkoi të premten liderëve në Bosnjë e Hercegovinë që të punojnë së bashku për ta sjellë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bosnja aplikoi për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2016, por liderët e saj nuk kanë bërë pothuajse asgjë për të nisur reformat që u përcaktuan si të nevojshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.

Von der Leyen u kërkoi liderëve të Presidencës trepalëshe të mblidhen për ta kthyer Bosnjën, një vend që popullsia e së cilës mbështet anëtarësimin në BE, “në një shtet të ëndrrave të të rinjve”.

“Dera e Bashkimit Evropian është e hapur, ju lutem shfrytëzoni rastin dhe shfrytëzojeni këtë ftesë, dhe kjo tashmë varet nga ju”, u tha ajo politikanëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile gjatë një vizite në Sarajevë, pjesë e një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian rekomandoi këtë muaj që Bosnjës t’i jepej statusi i kandidatit me kushtin që ajo të përforcojë demokracinë dhe të ndërmarrë hapa të tjerë të nevojshëm.

Go to TOP