Von der Leyen: Evropa pa Kosovën nuk është e plotë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja do të bëjë çmos për procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, teksa ka shtuar se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën.

Ajo këto deklarime i ka bërë përgjatë një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë vizitës së shefes së Komisionit Evropian në Kosovë.
“E nderuara presidente, për ta rikonfirmuar edhe njëherë: vendi i Kosovës është në BE. Për këtë, ju po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. Marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme dhe do të intensifikohen çdoherë e më shumë. Kështu që, ju siguroj se BE është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi”, deklaroi Von der Leyen.

Go to TOP