Von der Leyen: Agresioni i Rusisë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Evropën

Agresioni i Rusisë në Ukrainë është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Evropës.

Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke shtuar se agresioni rus në Ukrainë do të jetë një dështim strategjik.

“Në Evropë, ne e shohim agresionin e Rusisë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë. Ne do të sigurohemi që agresioni i paarsyetuar [ushtarak i Rusisë] kundër Ukrainës do të jetë një dështim strategjik. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën të luftojë për lirinë e saj. Dhe për këtë ne vendosëm menjëherë sanksione masive, të theksuar dhe efektive”, tha von der Leyen një fjalim në “Raisina Dialogue”, një konferencë gjeopolitike në New Delhi.

Sipas saj, vendimet e Bashkimit Evropian janë përgjigje ndaj agresionit të Rusisë.

“Vendimet tona do të formojnë dekadat që do të vijnë. Përgjigja ndaj agresionit të Rusisë sot do të vendosë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar dhe të ekonomisë botërore”, vijon ajo.

Shefja e KE-së thekson se pamjet që vijnë krimet e kryera nga Kremlini kanë tronditur mbarë botën.

“Pamjet që vijnë nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës kanë tronditur mbarë botën. Dy javë më parë, vizitova Buchan, e cila u shkatërrua nga trupat ruse derisa u tërhoqën nga veriu i Ukrainës. Pashë me sytë e mi trupa në tokë. Pashë varrezat masive. Kam dëgjuar të mbijetuarit e krimeve mizore që kanë kryer ushtarët e Kremlinit. Pashë shkolla, shtëpi dhe spitale të bombarduara. Këto janë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”, përfundon von der Leyen.

Go to TOP