Von Cramon: Nëse një kryetar komune ka frikë prej qytetarëve të tij, atëherë ku do të jetë suksesi?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka folur për situatën e krijuar në veri, duke thënë se gjendja të premten u përshkallëzua.

Ajo u shpreh se nëse një kryetar komune ka frikë prej qytetarëve të tij, atëherë, sipas saj, ku do të jetë suksesi i gjithë kësaj.

“Situata të premten u përshkallëzua, dua të them që policia u angazhua dhe u detyrua t’i japë mbrojtje kryetarit të zgjedhur, por sigurisht de jure dikush duhet të zgjidhet, por defacto nëse keni një dalje prej 1 për qind ose edhe më pak është e diskutueshme kur ke një mbështetje të ligjshme defacto nga populli, kështu që nëse një kryetar komune ka frikë nga qytetarët e tij, unë mendoj se kjo është me të vërtetë pyetja, se ku do të jetë suksesi i kësaj pune, si do të vazhdoni, pyetja ime është se çfarë do të ndodhë nesër, çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, u shpreh ajo.

Ajo tha se nëse një kryetar nuk ka mbështetjen e votuesve të tij, sipas saj kjo nuk është reale.

“De jure po, mund të bësh zgjedhje me një për qind, por defakto nëse ke kryetar komune, që nuk ka mbështetje nga populli i tij, nga votuesit e tij, si do të zgjidhesh, si do të funksionojë, kjo nuk është reale, kështu që shpresoj që ata të punojnë, në një zgjidhje tjetër,nga kjo zgjidhje ushtarake, për mua kjo është shumë shqetësuese, kjo thjesht do të nxiste acarim, kjo nuk do të çonte në asgjë”, tha ajo.

Von Cramon për Klan Kosovën foli edhe për takimin me Kurtin, ku tha se në këtë takim ka shprehur shqetësimet e saj.

“Mund t’ju them vetëm se unë shpreh shqetësimet e mia, shoh që ka një bashkim të madh mes të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, lexova deklaratën e Anton Blinken, pashë që shumë bë shumë aktiv për të ndaluar këtë të ndodhë, për të gjetur një zgjidhje paqësore, dhe jam shumë e zhgënjyer që nuk ka asnjë pengesë politike në atë fazë për të ndryshuar situatën”, është shprehur ajo.

Go to TOP