Von Cramon – Bërnabiqit: Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me rrugën e Kosovës për Këshillin e Evropës

Eurodeputetja Viola von Cramon ka repikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Anna Bërnabiq.

Kjo pasi Bërnabiq akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas Brnabiqit, përkundër kësaj, Kosovës nuk po i pengohet rruga për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Por Viola von Cramon i ka thënë Bërnabiqit që ajo është pro Asociacionit, por shton se Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura më anëtarësimin në Këshilli e Evropës.

Go to TOP