Vjen reagimi i Xhelal Sveçlës pas aksionit në Karaçevë, e cilëson të suksesshëm
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të zhvilluar sot në Karaçevë, raporton Gazeta Blic.Sveçla e ka cilësuar si aksion të suksesshëm të Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se janë konfiskuar aparate për lojërat e bixhozit janë rrënuar objektet ilegale si dhe ka patur të arrestuar.
“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë. Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente” shkruan Sveçla në Facebook.
Reagimi i plotë:
Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente.