Vjen edhe fitorja e dytë e Bashkimit në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka shënuar një fitore të madhe dhe të dytën radhazi në grupet e FIBA Europe Cup duke mposhtur skuadrën italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat të ngushtë 77:76.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën “Sezai Surroi”, prizrenasit kanë dalur triumfues në një ndeshje dramatike me plot kthesa.

Pikët vendimtare për fitoren e ekipit kosovar i ka shënuar shënoi Jeremiah Bailey në sekondat e fundit duke e ngritur në këmbë publikun vendas.

TJ Bickerstaff ka qenë ndër më të dalluarit me tetëmbëdhjetë pikë dhe trembëdhjetë kërcime, ndërsa Kyan Anderson ka shtuar shtatëmbëdhjetë pikë e gjashtë asistime.

Pas kësaj fitore, Bashkimi ka bilanc prej dy fitoreve dhe tri humbjeve, njëjtë si Reggiana, ndërsa skuadrat Dijon dhe Cibona kanë nga tri fitore e dy humbje.

Ndeshjen e fundit në grupe, skuadra kosovare do ta zhvillojë në Francë ndaj skuadrës Dijon. /Kosova.info/


Go to TOP