Vitia: Shëndetësisë publike do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se shëndetësisë publike do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj.

I pari i shëndetësisë tha se tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj, përkatësisht për 200 infermierë të profileve të ndryshme si infermierë të përgjithshëm, mami, teknik radiologjike, teknik farmacie, laborantë mjekësorë e fizioterapeutë.

“20 punëtorë mbështetës administrativ. 8 ndihmës. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë. Konkurse tjera do të pasojnë”, ka shkruar Vitia.

“Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë”, ka theksuar ai. /Kosova.info/

Go to TOP