Vitia: Është ditë e rëndësishme për jetët tona

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka votuar para pak çastesh.

Vitia pasi ka votuar, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në votime.

“Sot flasin qytetarët, është e rëndësishme që qytetarët të zgjedhin taë që mendojnë. Ftoj qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje,  falënderoj të gjitha ata që organizuan zgjedhjet dhe institucionet”, tha ai para mediave.

Gjatë votimit, Vitia ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Go to TOP