Viti i sukseseve, Tuchel riktheu Chelsean në majta e Evropës

Trajneri, Thomas Tuchel,  mund ta konsiderojë si një vit fantastik, 365 ditët që ka kaluar në “Stamford Bridge”, pasi arriti që të fitojë Champions League në krye të skuadrës londineze (e dyta në historinë e Chelsea) si dhe Superkupën e Europës.

Por për më tepër, tekniku gjerman i ka dhënë një identitet preciz skuadrës në aspektin e lojës dhe ka rikthyer klubin e Roman Abramovich në qendër të skenës së futbollit ndërkombëtar.

Viti i dytë i Tuchel në pankinë mund të sjellë gëzime të tjera për tifozët e Chelseat. Ndonëse titulli duket se po shkon drejt Manchester City, “blutë” kanë siguruar një vend në finalen e Kupës së Ligës, si dhe janë kualifikuar në 1/8 e finales së Championsit.

Go to TOP