Viti 2021: Ndryshimet në çmim të vajit deri në 84 për qind

Rritja e çmimeve në 2021 ka qenë e madhe. Për këtë platforma e vëzhgimit të çmimeve Sakushton ka monitoruar çmimet e produkteve ushqimore gjatë këtij viti dhe ka shënuar edhe rritjet e çmimit të disa artikujve. Rritjet e çmimeve në artikuj ushqimorë janë shumë të mëdha dhe ato shkojnë deri në 80 për qind.

Mirëpo, duhet pas parasysh se këto matje nuk paraqesin edhe lartësinë e inflacionit pasi çmimet e marra nga Sakushton përfshijnë çmimin më të ulët të një produkti që në një periudhe ka mundur të jetë në zbritje, për shkak të fushatës apo afrimit të afatit të skadencës.

Duke pasur parasysh se Sakushton operon vetëm vitin 2021, nuk mund të bëhet një krahasim me vitet e mëparshme. Për të përshkruar të dhënat tona më saktë duhet të thuhet se sa ka kushtuar një produkt më së liri e sa më së shtrenjti në vitin 2021.

Më postë mund të gjeni ndryshimet në çmim gjatë këtij viti dhe çmimet e këtyre produkteve te shitës të ndryshëm. Në ditët në vazhdim do të publikojmë edhe çmimet më të larta dhe më të ulta të produkteve të tjera.

Vaji i kuzhinës është një nga produktet me ndryshimin më të madh në çmim në vitin 2021. Vaji Floil është shitur më së liri 0.97 cent dhe 1.79 cent më së shtrenjti – një ndryshim prej 0.82 cent apo 84 për qind. Tash mund të gjendet edhe me çmim prej 1.49 cent

Një produkt tjetër themelor, që është mielli, gjithashtu ka pas një ndryshim të madh në çmim gjatë shitjes në 2021. Mielli Finnesa më së liri është shitur 0.69 cent për kilogram përderisa çmimi më i lartë i shitjes ka qenë 0.89 cent, apo ndryshim për 22 për qind. Tash ky produkt mund të blihet për 0.79 cent për kilogram

Një produkt që e ka ndryshimin më të madh është sheqeri Beta, që në zbritje gjatë këtij viti ka mundur të blihet edhe për 0.60 cent për kilogram përderisa më së shtrenjti është vendosë në shitje për 0.99 cent për 1 kilogram. Çmimi më i lirë momentalisht është 0.88 cent

Makaronat Divella më së liri janë shitur 0.60 cent për paketim dhe më së shtrenjti 0.99 cent, një ndryshim prej 0.39 cent, një ndryshim prej 60 për qind.

Qumështi Vita këtë vit në zbritje është shitur për 0.65 cent përderisa çmimi më i lartë ka qenë 0.99 cent duke mos prekur çmimin prej 1.00 Euro. Ndërsa tash mund të gjendet me 0.87 cent.

Go to TOP