Viola von Cramon shkon për vizitë në Leposaviq (FOTO)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, sot ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ajo tani ka shkuar për vizitë në Leposaviq, e këtë e ka bërë të ditur ekipi i Klan Kosovës atje.

Ndryshe, Viola von Cramon sot është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në njoftimin e lëshuar thuhej se ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

Viola von Cramon
Go to TOP