Viktima

Shkruan: Besim XANI

Albin Kurti që nga themelimi i VV e ka luajtur rolin e viktimës, duke e përdorur fjalorin “po më pengon e tërë opozita” që dikur edhe e udhëheqi shtetin, këta të gjithë janë hajna unë do ta shpëtoj popullin”, ka mjaftu këtë fjalë ta ndalë populli, populli nuk lexon program, populli është i lidhur nga propaganda, opinionet e spoteve që dalin në TV nuk merret me të vërtetën sepse as nuk e njeh. Kadare thotë: “çdo i vetmuar duket simpatik” këtë e ka realizuar Kurti, jo rastësisht nuk fituan, por imazhi i një shpëtimtari që dukej viktim në syrin e popullit, as kush se ka hetuar këtë. Është vështirë me njoft filozofin e popullit, duhet të jetosh në mesin e tyre jo vetëm të jetosh në vila milionshe. Grekët antik thojnë: “i ngjashmi të ngjashmin e kërkon” dhe ky e ka aktruar me mjeshtri këtë rol, shikojeni vetëm në ndonjë minutë, ai përdor fjalor të popullit të pashkolluar, “magje”, “hamar”, “thes”, e quditshme opozita se ka njoft këtë filozofi, kjo dhe vetëm kjo ka ndiku me marr 51% asgjë tjetër. Nuk kanë nevoj të kompleksohen partitë, nuk është që nuk kanë pasur program por mjeshtria e Kurtit ka qenë më e madhe, këtë dukuri e shpjegon edhe Platoni në vepren shtetin e vetë libri i VII pra akegoria e shpellës, aty Platoni i paraqet një numër të madh njerëzish të burgosur brenda, pas tyre ndizet një zjarr ata i shohin hijet që iu bien para syve në muret e shpellës, pra opinionet jo të vërteten një i burgosur del dhe e sheh diellin ai kthehet për t’iu treguar “ikni nga iluzioni, hajdeni bashkë të shohim të vërtetën diellin” por ai has në rezistën e grupit duke u tall, duke u sharë atë. Platoni thotë: “sikur mund të zgjidheshin nga zinxhirët të burgosurit ata do ta vrisnin filozofin të cilin ua tregoi të vërtetën sepse ai e pa diellin të mirën” këtë e përmenda se çdo kush që mundohet t’ua tregoj diellin popullit pra të vërtetën si filozof qe e di të mendoj me kokën e vetë. E përmenda këtë arsye se kohët e fundit në rrjetet sociale kushdo që e kërcënon Albin Kurtin kërcënohet nga masa e tij që e kanë votuar që, fyhen, shahen, pra situatë si para 2500 viteve. Pra të vërtetës njerëzit i kanë ikur sikur rrezet e diellit që njeriu nuk guxon ti shikoj me sy sepse ajo të verbon nëse nuk ke ndërgjegje siç ndodhi me Edipin e Sofokliut. Përsëri unë jam për demokraci por më ka mahnitur mendimi i Platonit kur flet për demokraci dhe frikën nga kjo, ai e arsyeton ai thotë “populli është pa etikë dhe pa kulturë filozofike dhe ata kurrë nuk do ta njohin njeriun e mençur.” Kjo histori ka një traditë, Demokracia e Athinës e denoi me vdekje Sokratin sepse ai nuk deshi që njerëzit të jetojnë me gënjeshtra, kjo është arsyeja që Sokratin e mbyti e vërteta që nuk e deshi ligji dhe populli i Athinës. Ai në gjyqin e Athines thotë “Karl Poper filozof Austriak nuk e mbrojti vetën por të vërtetën, filozofinë.” Ai ka mbetur model i njeriut të përsosur qe 2500 vite sepse sipas Kamys: “Vetëm e vërteta e përsos natyrën njerëzore asgjë tjetër.” Pra Albin Kurti ka fituar sepse ka qenë njohësi më i mirë i filozofisë së popullit jo pse ka pasur program më të mirë. Program më të mirë kanë pasur opozitarët por nuk e kanë njohur filozofinë e popullit ashtu siç e ka njohur Kurti.


Go to TOP