VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Liban – dyshohet për disa të vdekur në një kamp palestinez

Një shpërthim i madh ka tronditur një kamp refugjatësh palestinezë në qytetin e Tiros në jug të Libanit dhe dyshohet se ka shumë viktima.

Shpërthimi ndodhi në një depo armësh që i përket grupit militant palestinez Hamas.

Pamjet e regjistruara të shpërthimit treguan zjarrin e madh ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shpërthejnë mbi qytet.

Video të tjera nga vendi i ngjarjes të shpërndara në mediat sociale tregojnë shihet një shpërthim i madh dhe zhurma të thyerjes së xhamave.

Një burim sigurie konfirmoi shpërthimin për reuters, por nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa një burim palestinez brenda kampit tha se mund të ketë viktima, por numrat mbeten të paqartë.

Zona përreth ishte evakuuar dhe ekipet e shpëtimit ishin vendosur.

https://twitter.com/AhmadElHajj007/status/1469387079964573696?s=20
Go to TOP