Kosova.info

VIDEO/ Blushi: Me zë dhe figurë, kur Edi Rama dilte kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, ju ka rikujtuar në rrjetin tij social ‘Facebook’ të gjithë shqiptarëve gënjeshtrat e Ramës të 13 viteve më parë, kur shprehte hapur qëndrimin e tij kundër rrugës së Kombit dhe u premtonte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!

Blushi shton se Rama duke qenë se nuk e arriti këtë, ju vendosi traun, dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, madje, se ai e urren Kosovën, ndaj sot është edhe pro ‘Ballkanit të Hapur’.

Statusi i plotë i Blushit:

Ndiqni shpërthimin publik, me zë dhe figurë, të Edi Ramës në 11 qershor 2009 kundër Rrugës së Kombit dhe Kosovës, kur u deklaronte qytetarëve të Kukësit se paratë duhet të përdoreshin për të tjera vepra dhe investime!
Pasi nuk e ndali dot ndërtimin e saj, Edi Rama u vendosi traun dhe po i detyron shqiptarët e Kosovës të paguajnë lekë për të hyrë në tokën amë, ndonëse e kanë paguar me gjak dhe sakrifica këtë bashkim me Shqipërinë.
EDI RAMA E URREN KOSOVËN, ndaj e mbështeti idenë e ndarjes së saj, mohoi publikisht gjenocidin, flet për dy kombe (shqiptar dhe kosovar) dhe përkrah sot “Ballkanin e Hapur”!

VIDEO

escort mersin - izmir escort