Vetura me targa të Shqipërisë godet tri këmbësore në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, mbrëmë rreth orës 19:10.

Një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur tri këmbësore femra kosovare.

Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar. 

Go to TOP