Gjobë ndaj tre shoferëve dhe heqje e patentës në Ferizaj

Tre shoferë janë dënuar me gjobë dhe heqje të patentë shoferit gjatë mesnatës së 8 dhe9 marsit në Ferizaj.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në mes të datave 08 dhe 09 mars 2022, në rrugët ‘’Brahim Ademi’’ dhe ‘’Driton Islami ‘’në Ferizajt ka ndaluar tre shoferë të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes”, “Tejkalim i shpejtësisë’’, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet B.A (M/K) i moshës 28 vjeçar i shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 3 pikë negative dhe 1 vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen ngasje nën ndikimin e alkoolit.

“Ndaj shoferit D.L (M/SH) i moshës 32 vjeçar i shqiptoi një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse , heqje e patent shoferit për kundërvajtjen, ngasje nënë ndikimin e alkoolit, ndërsa ndaj shoferit të tretë me inicialet E.S (M/K) i moshës 28 vjeçar , policia i shqiptoi një gjobë prej 500 eurove, 5 pikë negative dhe 1 vit heqje e patentë shoferit për kundërvajtjen tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, shpejtoi 127 km/h”, thuhet në komunikatë.

Të tre shoferët në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të respektojnë kufizimin e shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250; 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. 

Go to TOP