Vetura “Golf V” vidhet në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura e tipit “Golf V” me targa lokale në Prishtinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E VETURËS /Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 13-14.06.2022 – 16:00-15:30. Një  mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a te panjohur i është vjedhur vetura e tij e llojit Golf V me targa lokale. Rasti në procedurë hetimore. 

Go to TOP