Vetmia
Shkruan: Besim XANI
Është e vështirë të jesh inteligjent dhe i lumtur, e sidomos me vokacion letrar. Llosa dhe Orhan Pamuk thonë se shkruajnë për t’u bërë të lumtur, pothuajse të njëjtin mendim ka edhe Kadare, kur një shkrimtar e pyet: “Cila është jeta e juaj?” ai do të i përgjigjet: “Unë nuk kam jetë, unë e shpika jetën time.” Një ditë vajza e Kamy (Katarina Kamy) e pyet Kamyn në dritare “Pse baba dukesh I shqetësuar?” ai i thotë: “Jam shumë I vetmuar.” Duket se vetmia dhe palumturia janë fatet e njerëzve të veçantë për nga intelekti dhe shpirti artistik.
