Vetëplagoset një person me armë gjuetie në Skenderaj

Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se rasti ka ndodhur si pasojë e vetëplagosjes me armë gjuetie.

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshës madhore si pasojë e vetëplagosjes aksidentale  me armë  gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj”, është shprehur Zahiti

Ai theksoi se njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin.

Go to TOP