Vetëm 17 minuta i nevojiten Xhakës të lë gjurmë në Serbi, Zvicra dyfishon avantazhin kundër Bjellorusisë

Përfaqësuesja e Zvicrës ka dyfishuar avantazhin 0:2 në ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Steffen e ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e 17-të.

Merita në këtë gol të dytë kishte edhe Granit Xhaka i cili fillimisht goditi nga një kënd i vështirë, topi i pritur nga portieri bjellorus shkoi në këmbët e Steffen i cili pa problem e dërgoi në rrjetë.

Kjo përballje po zhvillohet në Novi Sad të Serbisë, për shkak të dënimit të Bjellorusisë nga UEFA.

Go to TOP