Vetaksident fatal në Qungur të Pejës, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungur, Pejë. Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit, shoferi ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për RTKlive se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e shoferit në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Qungur-Pejë. Si pasojë e këtij vetëaksidenti, shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Rugova.

Rasti është duke u hetuar nga njësia e Trafikut Rajonal në Pejë.


Go to TOP