Vërshimet në Skenderaj, Lushtaku tregon disa nga nevojat urgjente që iu nevojiten qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ekipi në terren ka identifikuar këto nevoja urgjente për të cilat qytetarët e Skenderajt kanë më së shumti nevojë.

Lushtaku ka bërë thirrje që kush ka mundësi këto t’i dërgon në Palestrën Sportive “Ilaz Kadro, ku po shpërndahen këto ndihma.

Postimi i plotë nga Lushtaku:

Shumë qytetarë po më kontaktojnë për mbështetje të ndryshme për Skenderajn!

Ekipa në terren i ka identifikuar ndër të tjera këto nevoja urgjente për të cilat qytetarët e Skenderajt kanë më së shumti nevojë:

  1. Shporet të drunjëve
  2. Dru
  3. Batanije
  4. Ujë të pijshëm
  5. Pako ushqimore
  6. Dyshekë
  7. Produkte higjienike

Kush ka mundësi le t’i dërgon këto në Palestren Sportive “Ilaz Kodra”, ku po deponohen dhe po shpërndahen pastaj këto ndihma.

Zoti ju shperbleftë bamirës

Go to TOP