Veliu i jep lamtumirën mikut dhe patriotit Gazmend Islami

Ish-ministri dhe ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të mikut të tij, Gazmend Islami, të cilin e cilësoi si atdhetar e patriot të devotshëm.

“Në ikjen e hershme në amshim të mikut tim, atdhetarit dhe patriotit, Gazmend Islami, ndjej dhembje të madhe. Gazi ishte më shumë se një politikan, ishte shembull i atdhedashurisë, burrërisë dhe besnikërisë ndaj idealeve kombëtare,” ka shkruar Veliu.

Ai tha se Gazmendin do ta kujtojë gjithmonë si mik dhe patriot që nuk u lodh kurrë së luftuari për të mirën e vendit. Veliu ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. /Kosova.info/


Go to TOP