Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë nga bastion i pathyeshëm në strukturë humbëse

Me rastin e 36-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu ka reaguar me një mesazh reflektues dhe kritik ndaj gjendjes aktuale në këtë degë.

Si drejtues shumëvjeçar, Veliu ka theksuar se LDK-ja ka qenë dhe mbetet një nga projektet më të rëndësishme politike dhe kombëtare, që ka bashkuar qytetarët rreth idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit, ndërsa Dega e Podujevës ka qenë ndër bastionet më të forta të kësaj fryme.

Megjithatë, ai vlerëson se sot realiteti ka ndryshuar ndjeshëm. Sipas tij, kjo degë është shndërruar nga një bastion i fuqishëm në një strukturë humbëse, si pasojë e një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën, ka përçarë strukturat dhe ka zëvendësuar vlerat me interesa të ngushta.

Veliu ka bërë thirrje për rikthim te vlerat themelore të LDK-së, për bashkim të sinqertë dhe për një qasje që rikthen besimin e qytetarëve duke theksuar se respekti për të kaluarën obligon që të mos lejohet rrënimi i mëtejmë i degës.

Në fund, ai ka uruar të gjithë kontribuesit dhe anëtarët me rastin e këtij përvjetori. /Kosova.info/


Go to TOP