Vela: Grupet kriminale në Veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e presidentit serb, Aleksandar Vuciq në Beograd.

Ai tha se ata janë duke marrë me qira edhe autobusë, madje duke i anuluar edhe pushimet vjetore të punëtorëve.

”Grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës janë në përpjekje për të detyruar pjesëmarrjen e lartë të serbëve vendas në tubimin e Vuçiqit të 26 majit në Beograd përgatitja e listave të të gjithë personave që do të udhëtojnë. Marrin me qira të gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës. Pushimi vjetor i anuluar i punëtorëve”, ka shkruar Vela në Twitter.

Ai tha se kërkon nga institucionet të rishikojnë të gjitha lejet e dhëna për punëtorët në terren si dhe tha se të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar që të mos miratojnë një leje të tillë.

“Përderisa Vuçiq vazhdimisht thotë se serbët vendas në Kosovë janë “të rrezikuar nga shqiptarët”, ata nuk e kishin problem të kontaktojnë kompanitë e autobusëve në pronësi të shqiptarëve për të transportuar njerëzit në Beograd. Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që lavdëron frikësimin”.

Go to TOP