Vela: Bërnabiqi, fikus politik i Vuçiqit e cila vepron si kryeministre e Serbisë
Blerim Vela, shefi i kabinetit së presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ishte munduar që të ndërhyjë në zgjedhjet që po mbahen në veri, duke shtuar se ky shtet e pati të pamundur këtë dhe thotë se tani liderët atje janë duke bërë sulme qesharake.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, i ka komentuar deklaratat e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila i ka akuzuar ndërkombëtarët për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
“Mbreti i çmendur Vuçiqit ka një numër të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë fikus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan, ata janë të zhveshur dhe po bëjnë sulme qesharake!”, ka thënë Vela. /Kosova.info/
Mad king Vučić has a full court of jesters. One of them happens to be the political ficus who acts as Serbia’s PM.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 23, 2023
The regime in Belgrade sought through electoral interference to block elections in north Kosovo. Now that they failed they’re unhinged & making ludicrous attacks! https://t.co/uhFoEUozVh
