Vdiq i plagosuri në Bokshiq të Klinës pas fjalosjes mes dy vëllezërve, policia jep detaje
Një person ka humbur jetën sot pas një incidenti me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinë.
Viktima, u qëllua gjatë një fjalosjeje mes dy vëllezërve dhe nuk i mbijetoi plagëve.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi duke bërë të ditur se njësitet policore dhe Prokuroria po vijojnë hetimet.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore Janë sekuestuestuar edhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes” deklaroi Gashi.
