Vdiq doktori i Radiologjisë, Halit Ymeri

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur doktori Halit Ymeri.

Ymeri ishte specialist për radiologji diagnostike dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, si dhe ka shërbyer në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Oda iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ymerit, miqve dhe kolegëve.

“Prof. Asoc. Dr. Halit Ymeri i përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë. Specializimin për Radiologji diagnostike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, në vitin 1986. Ku njëherit përfundoi edhe studimet pasdiplomike. Në vitin 2002 mbrojti temën e doktoraturës. Në vitin 1986, Prof. Asoc. Dr. Ymeri ishte asistent i lëndës së Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 2003 merr titullin profesor dhe më vone profesor i asocuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të Kosovës në Klinikën e Radiologjisë në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij”,  thuhet në njoftimin e plotë. /Kosova.info/

Go to TOP