Vdesin dy pilotë grek pas rrëzimit të aeroplanit zjarrfikës
Greqia po ballafaqohet me zjarre të mëdha që po shkaktohen prej temperaturave të larta.
Kanë vdekur dy pilotë të aeroplanit zjarrfikës që u rrëzua në Greqi, thanë zyrtarët e forcave ajrore. Ata ishin 34 dhe 27 vjeç.
Transmetuesi shtetëror ERT tha se aksidenti ndodhi mbi qytetin e Karystos, ku ka rënë një zjarr.
Aeroplani nuk kishte sistem katapultimi.
Mediat lokale raportuan se aeroplani mund të ketë prekur një degë peme dhe ka humbur drejtpeshimin.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka anuluar një vizitë të planifikuar në Qipro ndërsa janë shpallur tre ditë zie në Greqi.
