Vdes punëtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Binak Gërguri

Ka ndërruar jetë punëtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Binak Gërguri. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja ka thënë se ai do të mbahet mend për profesionalizmin, bujarinë dhe urtësinë e tij.

“Kolegu Binak Gërguri dha një kontribut të shquar përmes angazhimit të tij në procesin e hartimit të kurrikulave, si një nga proceset kyçe të ngritjes së cilësisë në arsim”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka çmuar kontributin e tij për arsimin, teksa e ka quajtur “njeri të proceseve të rëndësishme të kësaj fushe”. /Kosova.info/

Go to TOP