Vdes një nga të plagosurit në Prishtinë
Një nga dy personat e plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.
Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda QKUK-së.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të plagosur
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, me ç’rast janë plagosur dy persona.
Rastin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka theksuar Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur vetëm tri ditë pas vrasjeve në Vushtrri. Të dielën është vrarë një 19-vjeçar, ndërkaq të hënën një person dyshohet se vrau ish-punëtoren e tij dhe më pas veten në Vushtrri.
