Vdes një grua në Llapushnik, u godit nga një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen një gruaje në Llapushnik.

Sipas policisë ajo vdiq pasi u godit nga një veturë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Nacionale –Prishtinë-Pejë –Llapushnik (NN) 15.04.2022-20:15. I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e të cilës  e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.


Go to TOP