I dyshuari e dorëzon në polici armën që e përdori në një aheng në Han të Elezit
Një person i dyshuar për përdorim të armës gjatë një ahengu në Han të Elezit është paraqitur vullnetarisht në polici dhe ka dorëzuar armën.
Sipas Policisë, në vazhdën e hetimeve për rastin e ndodhur më 20 korrik 2026, më 22 korrik është paraqitur i dyshuari me inicialet M.M., 22 vjeç, i cili ka dorëzuar një armë me gaz.
Arma është konfiskuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.
