KosovaKronika e zezë

Vdes një 65 vjeçar që është goditur nga vetura në Han të Elezit

Ka vdekur personi që u godit me veturë në Han të Elezit. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. 

Ai njoftoi se viktima është i moshës rreth 65 vjeçar. 

“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhërarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen një person i moshës rreth 65 vjecar. Vdekjen e tij e ka konfomuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai. 

Shfaq më shumë