Kosova.info

Vdes një 6 vjeçari nga Kosova në aksident trafiku në Gjermani

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani të hënën e 28 nëntorit.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 6 vjeçare nga Kosova.

E përveç kësaj edhe dy prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare morën lëndime të rënda trupore.

Rasti i rëndë ka ndodhur në autostradën A 81, në rrethinën e Konstanzës, raportojnë mediat gjermane.

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Konstanzës.

Zëdhënësja e policisë Katrin Rosenthal, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se familja janë shtetas të Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se familja janë shtetas të Kosovës” tha ajo.

Sipas raportimeve të mediave ceremonia e varrimit u mbajt sot në orën 14:00 në Sammen të Zvicrës.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort