Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Vdes 56-vjeçarja që u godit nga vetura në Prishtinë, nuk iu mbijetoi plagëve

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “C” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.

Mirëpo në një tjetër njoftim, Ahmeti ka deklaruar se për fat të keq këmbësorja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e marra nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”.

Zëdhënësja e Policisë tha se lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit.

Go to TOP