Vazhdon përplasja Simmons-EULEX

Përplasja mes ish-kryegjyqtarit të Eulex, Malcolm Simmons dhe misionit aktual EULEX, është duke vazhduar ende.

Ndonëse Simons nuk tërheq prapa pretendimet me akuza ndaj misionit të EULEX, në twitter një polemikë virtuale ende nuk ka përfunduar mes tyre, përcjell klankosova.tv.

Së fundi është misioni i Eulex në Kosovë, që në twitter kanë ripostuar një deklaratë të tyre të lëshuar më 12 korrik të këtij viti, duke përsëritur qëndrimin e tyre se pohimet që qëndrojnë në këtë reagim hedhin poshtë pretendimet e Malcolm Simmons.

‘’Të gjitha pretendimet e tij kundër EULEX-it u hetuan. Deklarata jonë për shtyp rrëzoi hamendjet e tij’’, thuhet në cicërimën e tyre të fundit.

Megjithatë ndaj një qëndrimi të tillë të menjëhershëm e pati reagimin Malcolm Simmons, i cili iu replikon misionit Eulex.

”Çfarë marrëzie @EULEXKosovo mezi pres hetim të plotë para Kuvendit të Kosovës. Ju do të keni një mundësi atëherë të paraqisni provat tuaja”, shkruan Simmons tutje.

Go to TOP