Vazhdon ankthi në Bosnje/ Goditet edhe nga tri tërmete flasin ekspertët e sizmologjisë kroatet

Edhe tre tërmete të vogla janë regjistruar pas tërmetit të madh në Bosnje Hercegovinë 

Sipas EMSC, një nga tre tërmetet e vogla u regjistrua në orën 23:14 dhe kishte një magnitudë prej 3.1 të Rihterit. Tërmeti i vogël ka ardhur shtatë minuta pas tërmetit të parë, që sipas Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë ka qenë në magnitudë 6.1 kurse sipas EMSC-së, 5.7. 

Tërmeti tjetër është regjistruar në orën 23:50 dhe kishte mahnitudë 2.7. 

Tërmeti i tretë u regjistrua 25 minuta pas mesnatës dhe ishte i magnitudës 3.9 të Rihterit. 

Sizmologu i Shërbimit të Seizmologjisë në Kroaci, Tomislav Fiket tha për HRT së dy tërmetet e mëpasme kishin një magnitudë 4 kurse një ishte me magnitudë 3.5. 

Fiket tha se magnituda më e fortë u regjistrua në epiqendër e që ishte 6.5 ballë, por se në brendësi të Dubrivniku dhe në disa pjesë të Malit të Zi mund të ishte edhe më e fortë. 

Epiqendra e tërmetit të parë, më të fortit, ishte në komunën lindore të Hercegovinës, Ljubinje, e cila është 19 kilometra nga Stolaci. 

Mediat boshnjake kanë raportuar deri me tani për vdekjen e një vajze 27 vjeçare, e cila vdiq pas plagëve që mori pas goditjes me një guri. 

Po ashtu raportohet për shumë të lënduar. 

Go to TOP