Varhelyi: Të martën takohemi në Bruksel, mezi presim hapjen e negociatave

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi ka përshëndetur votimin e propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut që i jep zgjidhje ngërçit me veton e Bullgarisë dhe i hap rrugë çeljes së negociatave të Shqipërisë e RMV-së me Bashkimin Europian.

Varhelyi shkruan se të martën do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit diskutimeve në Parlament duke dhënë një mandat të qartë për qeverinë për të filluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa të martën takohemi në Bruksel për Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, ka shkruar eurokomisioneri Varhelyi.

Go to TOP