Varhelyi takohet me Bislimin, diskutojnë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Në këtë takim, siç njofton komisioneri përmes një postimi në Twitter, mes të dyve është diskutuar për aplikim e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan lajmi.net.

“Aplikimi i afërt i Kosovës për të nisur procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi.

Përveç këtij takimi, bazuar në njoftimin e Qeverisë, Bislimi do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Go to TOP