Valon Syla: Kokaj ‘moc’ me Hitlerin, pa Kurtin as Bajçinovci e Basha s’ishin bo deputetë

Gazetari Valon Syla përmendi disa deputet të VV-së, si Mefail Bajqinovci, Dimal Basha e Jahja Koka për të cilët thotë se nëse nuk kishin qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, kurrë nuk do të ishin bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Syla tha së Kokaj e ka kaluar kohën për politikë, duke thënë se ai gati sa nuk është moshatar i Hitlerit.

“Opozita është e përzontë prej elektorati, sepse 51 për qind i ka marrë një njeri, VV-ja nuk është parti. Mefail Bajqinovci në cilindo parti politike kurrë deputetë nuk ish bo, Dimal Basha kurrë bre, Kokaj ai që del e i thotë Mimoza mos fol se na bone horë, plus del në tv e thotë më tha Mimoza edhe këtë muaj mos fol.

Atij i ka kapërcy bestbuy, kohën më të mirë të shitjes politike e ka pas në vitet e 60 kur u punësu në Amerikë. Ai është 49, dmth për pak është moc e Hitlerit”, tha Syla.

Go to TOP