Evropa është përfshirë nga një valë e paparë e të nxehtit, e shkaktuar nga fenomeni i njohur si “blloku omega” dhe një kupolë termike, të cilat kanë sjellë temperatura rekord mbi 40 gradë dhe kanë shkaktuar ndërprerje e probleme serioze në mbarë kontinentin. /REL/
Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.
Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.Një burrë freskohet me një freskuese të vogël teksa temperaturat vazhdojnë të rriten në Spanjë, në Barcelonë, më 21 qershor 2026.Një kalimtar në Madrid freskohet në një shatërvan të qytetit, Spanjë, më 20 qershor 2026.Plazhet në Barcelonë janë të mbushura me njerëz gjatë valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Spanjës, më 21 qershor 2026.Një grua mban një freskuese elektrike në Paris, më 23 qershor 2026.
Studiuesit, duke analizuar të dhënat klimatike nga viti 1950 deri në vitin 2024, kanë konstatuar se temperaturat kanë filluar të rriten ndjeshëm që nga viti 1970, ndërsa episodet e stresit nga nxehtësia janë bërë më intensive gjatë netëve më të nxehta, sipas një studimi të Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit.Njerëzit freskohen në një shatërvan në Sheshin Trafalgar në kryeqytetin britanik, Londër, 23 qershor 2026.Si përgjigje ndaj valës historike të të nxehtit në Francë, në Paris janë mbyllur Kulla Eifel dhe Luvri, ndërsa njerëzit freskohen në shatërvan në Paris, më 22 qershor 2026.Shatërvani i Trocaderos pranë Kullës Eifel në Paris, më 22 qershor 2026.Njerëzit mbrohen nga dielli me kapele dhe mbajnë shishe me ujë gjatë valës së të nxehtit në Britani, Londër, 23 qershor 2026.