“Vajzën për nuse, ose ju vras”- Pamjet e rrëmbimit të 15-vjeçares

Situata në fshatin grek të Drosero Xanthit vijon të mbetet e tensionuar pas vrasjes së një 46-vjeçari. Pas djegies së banesave të autorit të krimit dhe të vëllait të tij, familjarët e viktimës kanë djegur dhe automjetet e tyre luksoze.

Vrasja ka nxitur një zinxhir ngjarjesh në 48-orët e fundit, ku familja e dëmtuar kërcënon me hakmarrje dhe eliminimin e anëtarëve të familjes tjetër.

Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte gjyshi i një vajze 15-vjeçare, dyshohet se ka prishur marrëveshjen për ta “martuar” mbesën me djalin 17-vjeçar të autorit të krimit. Më konkretisht, autori dyshohet se ka bërë një “marrëveshje” dhe ka paguar 6000 euro për mbesën e mitur të viktimës, ndërkohë që ky i fundit pas martesës ka marrë mbrapsht vajzën dhe nuk ka kthyer lekët.

Medita greke kanë publikuar pamjet kur autori 37-vjeçar i krimit ka rrëmbyer vajzën 15-vjeçe për ta martuar me djalin e tij.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, katër muaj para vrasjes , 37-vjeçari ka kërcënuar se do të vriste 46-vjeçarin fatkeq, duke i thënë: “Dua mbesën tënde për djalin tim ose do ju ekzekutoj. Unë do të marr armën dhe do t’ju pastroj.”

Familjarët e viktimës, sipas mediave vendase, kërcënojnë se do të hakmerren nëse nuk vendoset drejtësia për njeriun e tyre të dashur.

Go to TOP