Vajza e Xhevdet Ferrit prek me dedikimin për të atin. Do doja të debatonim në ditën tënde të lindjes!

Aktori i njohur Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të vitit 2020 pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë. Sot aktori i ndjerë do të festonte ditëlindjen e 62-të dhe në këtë ditë të veçantë të tijën e bija, Bora i ka kushtuar disa fjalë zemre.

Postimi i plotë:

Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26!

Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!

“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër.

Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo, shkruan Bora Ferri.

Xhevdet Ferri zhvilloi një karrierë të gjatë artistike në kinematografinë shqiptare. Gjatë karrierës së tij artistike ai interpretoi rreth 30 role në teatër dhe kinema, por në fakt ishte ekrani i kinemasë ai që do ta bënte edhe më të njohur për publikun.

Go to TOP