Vaji e karburantet u shtrenjtuan më së shumti, paralajmërohen rritje çmimesh edhe më të mëdha

Shporta me ushqime bazë po kushton më shtrenjtë sivjet sesa vitin e kaluar.

Përveç produkteve të gatimit, rritje e çmimeve është shënuar edhe në lëndë tjera të konsumit, njofton Klan Kosova.

Më së shumti vërehet shtrenjtim i vajrave dhe yndyrave ushqimore dhe karburanteve. Ndërsa Agjencia e Statistikave tregon se çmim pak më të lartë ka edhe mielli.

Qytetarët po ankohen për rritje të vazhdueshme të çmimeve në markete.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve shkaktar e lë pandeminë që e ka lëkundur tregun në gjithë botën.

Madje, sipas tij, kompanitë mund t’i shtrenjtojnë prodhimet e tyre edhe më shumë.

Sipas indeksit, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 është 2.4%.

Go to TOP