Ushtritë shqiptare pastrojnë zonën ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë bashkë me disa organizata vullnetare për mbrojtjen e ambientit kanë pastruar zonën e Liqenit të Fierzës.

Vullnetarëve dhe ushtarëve të dy vendeve iu bashkuan edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari, zëvendësministrja e Planifikimi Hapësinor Linda Çavdërbasha, si dhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallendyshe Bici.

Mehaj tha se me këtë aksion dëshmohet se “ky është vullnet për të pastërtën, të bukurën, të natyrshmen që i duhet jo vetëm popullit tonë në dy shtetet, por të gjithë popujve dhe të gjithë njerëzimit”.

Gjithashtu, ai tha se “ushtria përveç që është gjithmonë e gatshme të përballet me kërcënime dhe rreziqe të karakterit ushtarak, ajo është e gatshme dhe çdo çast në veprim për të parandaluar dhe evituar fatkeqësitë dhe katastrofat natyrore dhe ato të shkaktuara nga faktori njeri”.

Aksioni u realizua me sukses dhe nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua se programe të ngjashme të organizohen edhe në të ardhmen.

Go to TOP