Ushtria e Malit të Zi bëhet me dronë

Ushtria e Malit të Zi është pajisur javën që lamë pas me dronët e parë ushtarakë.

Fluturaket e telekomanduara janë blerë nga Sllovenia, e cila, në kuadër të bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet dy vendeve, i ka dhuruar Malit të Zi sistemin e mbrojtjes ajrore BANS. /rel/

Ushtria e Malit të Zi tashmë zotëron gjashtë dronë Belin V.

Dronët mund të fluturojnë me shpejtësi prej 18 metrash në sekondë, dhe të arrijnë shpejtësi maksimale prej 24 metrash në sekondë. Ata janë të aftë të fluturojnë për dy orë e gjysmë, deri në 40 kilometra. Dronët mund të ngrihen në lartësi prej 4.000 metrash, dhe janë të pajisur me parashuta sigurie.

Këta dronë përdoren për vëzhgime dhe grumbullim të dhënash, ndërsa performanca e tyre do t'i mundësojë ushtrisë së Malit të Zi të monitorojë zona që ndodhen deri në 40 kilometra larg operatorëve të tyre, që mund t'i nxjerrin të dhënat në kohë reale.
Këta dronë përdoren për vëzhgime dhe grumbullim të dhënash, ndërsa performanca e tyre do t’i mundësojë ushtrisë së Malit të Zi të monitorojë zona që ndodhen deri në 40 kilometra larg operatorëve të tyre, që mund t’i nxjerrin të dhënat në kohë reale.
Dronët u blenë nga Sllovenia, Ministria e Mbrojtjes e së cilës në të njëjtën kohë i dhuroi Malit të Zi sistemin e mbrojtjes kundërajrore BANS. Blerja e dronëve u realizua përmes programit të përbashkët të prokurimit të dy vendeve, ndërsa dorëzimi u bë më 2 korrik nga ministrat e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe të Sllovenisë, Dragan Krapoviq dhe Marjan Sharec, në aeroportin ushtarak "Princi Danillo", në Podgoricë.
Dronët u blenë nga Sllovenia, Ministria e Mbrojtjes e së cilës në të njëjtën kohë i dhuroi Malit të Zi sistemin e mbrojtjes kundërajrore BANS.

Blerja e dronëve u realizua përmes programit të përbashkët të prokurimit të dy vendeve, ndërsa dorëzimi u bë më 2 korrik nga ministrat e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe të Sllovenisë, Dragan Krapoviq dhe Marjan Sharec, në aeroportin ushtarak “Princi Danillo”, në Podgoricë.
Në sistemet moderne të mbrojtjes, dronët janë pjesë tejet të rëndësishme. Ata mund të përdoren, po ashtu, për kontrolle kufitare, navigim detar, në kërkime të ndryshme dhe në situata emergjente. Shefi i Shtabit të ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Llazareviq, tha se blerja e gjashtë dronëve përbën vetëm fillimin për përmbushjen e nevojave për mbrojtje kombëtare dhe kolektive. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk i është përgjigjur pyetjes së Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nëse po planifikon të pajiset me dronë të rinj së shpejti.

Dronët për qëllime ushtarake janë më të kushtueshëm sesa ata komercialë, për shkak të kapaciteteve dhe teknologjive të avancuara: fluturojnë më shumë e më larg, dhe mund të bartin një ngarkesë specifike, në përputhje me standardet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për çmimin e tyre, por në njërin nga planet e prokurimit thuhet se për dronët janë ndarë më shumë se 1 milion euro.

Mali i Zi ndan çdo vit për mbrojtjen dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa një e treta e shpenzimeve bëhen për modernizimin e saj.

Go to TOP