Ushtaret e Ukrainës i testojnë uniformat e reja të bëra enkas për to

Në një qendër stërvitore buzë Kievit, një grup grash kryen një kurs me pengesa dhe shkrepën pushkët Kalashnikov, teksa i testuan uniformat ushtarake të dizajnuara posaçërisht për to, të cilat do t’ua mundësojnë atyre të angazhohen rehatshëm në luftë.

Kadetet ukrainase, të veshura në uniformë të re, marrin pjesë në një ushtrim trajnues në periferi të Kievit më 12 korrik. Ky ushtrim u mbajt për t’i simuluar kushtet e luftës në rroba të dizajnuara specifikisht, të cilat iu përshtaten luftëtareve.

Më shumë se 42.000 gra shërbejnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, prej të cilave përafërsisht 5.000 shërbejnë në njësi luftuese. Të gjithave u janë dhënë uniforma të burrave. Nisma sociale “Ushtria e Grave Tani” përdori donacione për të krijuar dhe qepur disa mijëra uniforma që u përshtaten grave, të cilat ua kanë shpërndan falas ushtareve.

Gratë në ushtri zakonisht detyrohen të marrin uniforma të gjëra, apo uniforma të grave nga forcat e vendeve të tjera.    

Një kadete ukrainase, e veshur në uniformën e re ushtarake, duke i gërshetuar flokët.  

Madhësitë më të popullarizuara janë XS dhe XXS. Të gjitha ushtaret ukrainase mund të përfitojnë së shpejti nga dizajni i ri.

 “Do të doja që të gjitha gratë ta marrin uniformën”, tha Iryna Nykorak, themeluesja e projektit, si dhe anëtarja e Parlamentit të Ukrainës për partinë e Petro Poroshenkos, Partia e Solidaritetit Evropian. NGO-ja e saj është duke biseduar me Ministrinë e Mbrojtjes për t’i siguruar uniformat si çështje standarde.

Një instruktor duke e ndihmuar një kadete me uniformë të re ushtarake gjatë kursit me pengesa në qendrën stërvitore jashtë Kievit.

Kadetet stërvitin afër Kievit. “Është goxha e vështirë për vajzat ta gjejnë veshjen e duhur të brendshme në të cilën ndihen rehatshëm”, tha Nykorak. “Veshjet e brendshme për misione luftarake, të cilat i përdor ushtria, dallojnë nga ato që vishen nga civilët”, shtoi ajo.

 “Unë mendoj se, nëse një grua e ka kapur armën në dorë dhe po e mbron shtëpinë, familjen dhe vendin e vet, atëherë ajo duhet ta ketë një uniformë të rehatshme të paktën”, tha Nykorak.

Kadetet ukrainase veshin uniformat e reja ushtarake, të dizajnuara posaçërisht për gratë.

Go to TOP